Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës ka përfunduar në muajin maj.
Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë, garon për një mandat të dytë.
Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.
Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.
Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.
Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli.
Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.
Më poshtë janë emrat kandidatë për Avokatin e Popullit.
Jordan Daci
Evis Fico
Erinda Ballanca
Bledar Dervishaj
Ahmet Prençi
Endri Papajorgji
Brikena Kasmi
Boriana Nikolla
Altin Goxhaj
Ermir Kapedani
Olta Aliaj
Jorida Rustemi
Drita Avdyli
Ledio Braho