BallinaUncategorizedEMRAT/Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ballanca garon për...

EMRAT/Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ballanca garon për një mandat të dytë, ja kush janë kandidatët

Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës ka përfunduar në muajin maj.

Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë, garon për një mandat të dytë.

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli.

Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

Më poshtë janë emrat kandidatë për Avokatin e Popullit.

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Prençi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Altin Goxhaj

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular